Telegrafi

Përleshje me armë në Vushtrri, një person në gjendje të rëndë

Një përleshje me armë ka ndodhur dje në Vushtrri.

Sipas Policisë tre të dyshuar si pasojë e një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti, janë përdorur: armë zjarri , thika dhe mjete të forta.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe dy thika.

Të dyshuarit, si pasojë e lëndimeve janë dërguar në QKUK, dhe njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe vazhdon tretmanin, ndërsa dy të tjerët pas pranimit të ndihmës mjekësore janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.