Site icon Telegrafi

Përleshja qesharake mes dy shoferëve, para se të kthehen të turpëruar në veturat e tyre (Video)

Stevie Connell ishte në një rrugë në Hull të Yorkshire, ku u bë dëshmitarë i një rrahjeje banale mes dy shoferëve.

Këta të fundit ishin të veshur me kostume, kur dolën nga veturat dhe nisën të përleshen, duke hedhur grushte të ngathëta në drejtim të njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.

“Sikur disa gra që rrihen me çanta” si dhe “mbesa ime njëvjeçare godet më mirë”, ishin dy prej komenteve të shumta.

E tëra besohet se ndodhi, kur shoferi nga vetura e parë kishte bërë një manovër të palejuar dhe ia bllokoi rrugën, ndërsa nuk pranonte të largohej. /Telegrafi/

https://youtu.be/9DkMz-Gry-k

Exit mobile version