Telegrafi

“Përleshja” mes një vogëlushi dhe një tigri po shkrin së qeshuri përdoruesit e rrjeteve sociale

Një video e “përleshjes” mes një vogëlushi dhe një tigri po shkrin së qeshuri përdoruesit e internetit.

Në një video që raportohet të jetë nga një kopsht zoologjik në Kinë, një tigër shihet duke iu përgjigjur “me lojë goditjeve të vogëlushit”, me vetëm një xham që i ndan në mes.

Pamjet tregojnë djaloshin që godet xhamin me shuplakë, fillimisht pa e kuptuar se para tij po qëndronte një kafshë e egër, përcjell Telegrafi.

Por, tigri iu përgjigj në të njëjtën mënyrë.

“Beteja e duarve”, thuhet në mbishkrimin e klipit të shpërndarë në rrjete sociale.

“Ndeshja” e këndshme mes tigrit dhe fëmijës ka grumbulluar miliona shikime dhe një sërë komentesh.

Një përdorues shkroi: “Pothuajse po besoja se edhe tigri po luante”.

“Një miqësi e re”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/