Telegrafi

Përleshja mes fqinjësh devijon në sulm me ekskavator (Video)

Në përleshjet mes dy familjeve që tashmë janë bërë të zakonshme, një pjesëtar i familjes Ozbay e ka marrë ekskavatorin dhe i ka sulmuar kundërshtarët e tij, Demirtas.
Kamera e sigurisë e ka regjistruar momentin kur ekskavatori i ka qëlluar dy vëllezër dhe ua ka rrëzuar veturën, teksa në vendin e ngjarjes kishte disa fëmijë.

Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Policia ka nisur hetimet mbi Murat Ozbay që i sulmoi qëllimisht me makinën e rëndë.

Mësohet se hasmëria 15-vjeçare mes dy familjeve fqinje, është për shkak të mosmarrëveshjeve rreth një rruge, e cila kalon nëpër tokat e tyre. /Telegrafi/