Në Tyne Bar të Anglisë, rreth 40 persona janë përfshirë në një rrahje masive, që ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar. Për pasojë, shumë prej të përfshirëve është dashur të kërkojnë ndihmën mjekësore, transmeton Telegrafi.
“Është dashur intervenimi i forcave të rendit, për të ndaluar përleshjen fizike. Po bëhen hetime se si filloi dhe cilat janë motivet”, thuhet në raport lidhur me rastin.
Derisa njëri prej të lënduarve qëndron në spital, një tjetër është i arrestuar, por priten të ndalohen edhe disa të tjerë. /Telegrafi/
https://youtu.be/CsJvS4FkXzA