Site icon Telegrafi

Përleshja fizike në Parlamentin e Kosovës temë e mediave ndërkombëtare

Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë kryetemë e mediave botërore.

Daily Mail raporton se përleshja fizike mes deputetëve filloi kur Mergim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës iu afrua kryeministrit Albin Kurti, të cilin e spërkati me ujë, transmeton Telegrafi.

Mjaftoi ky veprim që deputetë të opozitës dhe pozitës të përleshen fizikisht, duke detyruar edhe sigurimin që të futet brenda sallës për ta vënë nën kontroll situatën.

Kujtojmë që seanca e parlamentit të Kosovës, është anuluar përkohësisht derisa u qetësua situata dhe më pas u vazhdua.

Ndryshe lidhur me dhunën në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, i cili dënoi përleshjen fizike. /Telegrafi/

Exit mobile version