Site icon Telegrafi

Përleshja e policëve rusë me banditët, ku u vranë tre e u plagosën pesë persona (Video)

Mediet ruse kanë publikuar incizimin e përleshjes së paradokohshme të pjesëtarëve të policisë së tyre me pjesëtarët e bandës famëkeqe “GTA” në Gjykatën rajonale, ku u vranë tre persona ndërsa pesë janë plagosur rëndë.

Sipas medieve, shkëmbimi i zjarrit filloi në ashensor gjatë përcjelljes së të akuzuarve nga gjykata në dhomën e pritjes.

Ata ua grabitën armët rojeve dhe i plagosën dy policë dhe një pjesëtar të Gardës ruse, përcjell Gazeta Metro.

Në vazhdim të përleshjes tre të dënuar u vranë, ndërsa dy u transportuan në spital me plagë të rënda.

Është ngritur kallëzimi penal për sulm në personin zyrtar, grabitje të armës dhe tentim ikje.

Prokuroria e nisi hetimin mbi respektimin e ligjit gjatë transportit të të akuzuarve.

Exit mobile version