Vizitorët e një kopshti zoologjik në Utah të Shteteve të Bashkuara, kanë parë përleshjen e pazakontë mes dy gjallesave krejtësisht të kundërta.
Elefanti i ri në moshë, ka ndjekur një patë dhe i ka hedhur ujë, por shpeza nuk është frikësuar, transmeton Telegrafi.
Madje, është inatosur me kafshën gjigante dhe ka nisur ta sulmojë, derisa e ka zmbrapsur.
“Guximi dhe këmbëngulësia bëjnë gjithçka të mundur”, është një nga komentet e shumta për këtë rast. /Telegrafi/