Telegrafi

Përleshja “e dështuar” ndërmjet tyre bëri që përdoruesit e internetit të tallen me ta (Video)

Dy djem janë ballafaquar me tallje të shumta nga përdoruesit e internetit pas publikimit të një videoje ku ata shihen duke u “rrahur me njëri tjetrin”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa pamje të bëra në qytetin Mijas, në krahinën e Malagas në Spanjë.

Ajo çfarë ka bërë përdoruesit e internetit të tallen janë tentimet e shumëfishta të tyre për të goditur njëri tjetrin, thuajse të gjitha të dështuara. /Telegrafi/