Telegrafi

Përleshja brutale midis rojës së burgut dhe të burgosurit kapet nga kamerat e sigurisë (Video)

Ky është momenti kur një i burgosur i dhunshëm lufton një oficer të burgut gjatë një përleshjeje brutale në një burg famëkeq të qytetit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Rickeem Parker u kap nga kamera në ishullin Rikers në Nju Jork, duke e goditur në mënyrë të përsëritur oficerin dhe duke e përplasur atë në tokë.

I riu, i arrestuar me dyshime për sulme dhe ngacmime, më pas e sulmon me më shumë grushte të punësuarin dhe hedh një kosh plehrash tek ai.

Ndërsa ata përlesheshin, të burgosurit tjerë që ishin prezentë, nuk bënë asnjë veprim që të ndalonin përleshjen në mes tyre. /Telegrafi/