Adam Mitchell e ka filmuar momentin e pazakontë, kur një burrë që besohet të jetë i dehur, ka pasur një argument me shenjën e komunikacionit, në një rrugë në Lincolnshire të Anglisë.
Pas argumenteve të ashpra, ai e ngriti lartë objektin, ndërsa më pas duket se u pajtua me të, për tu larguar prej aty shumë miqësisht, transmeton Telegrafi.
“Mendova se do t’ia hidhte dikujt, po ai ishte duke u përleshur me objektin plastik. Mbase i është dukur si njeri”, ka shkruar Mitchell.
Ende nuk dihet se në çfarë gjendje është ai, por ngjarja e çuditshme përfundoi pa lëndime. /Telegrafi/