Drew Brand ndodhej në një shesh në Teksas të Shteteve të Bashkuara, ku u bë dëshmitar i një reagimi të pazakontë.
Kalimtari që po përleshej me atë që duket sikur ta ketë partnere, është mllefosur shumë dhe nga inati goditi me kokë, xhamin e një lokali, transmeton Telegrafi.
“Vetëm dua të më dëgjosh”, ka thënë ai, pasi të jetë ngritur nga toka i trullosur. Kalimtarët shikonin me habi, teksa çifti u larguar duke u fjalosur me zë të lartë.
“Dëgjova dikë duke u përleshur, nisa të filmojë duke menduar se do të kapë ndonjë ngjarje interesante. Kurrë nuk e kisha besuar se do ta shoh këtë” e ka përshkruar ngjarjen Brand. /Telegrafi/