Në fshatin Lluga të Istogut, një person ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje lidhur me një pronë është sulmuar nga një i dyshuar.
Viktima si pasojë e lëndimeve fillimisht ka marrë tretman në qendrën shëndetësore në Klinë e më pas dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/