Këngëtaret Nicki Minaj dhe Cardi B janë përleshur në një ndejë të organizuar në kuadër të Javës së Modës në New York.
Yjet e njohura të muzikës besohet se kanë vënë në shprehi rivalitetit ndërmjet tyre duke eskaluar në dhunë fizike.
Përkundër pranisë së shumë gazetarëve dhe personaliteteve të njohura, as Minaj e as Cardi nuk e kanë pasur problem të shkëmbejnë ofendime ndaj njëra-tjetrës dhe më pas të përleshen edhe fizikisht.
https://youtu.be/hTz-p9OReuo
TMZ e ka publikuar një video nga momenti i zënkës, derisa mediat amerikane raportojnë se Cardi B është larguar nga ndeja me një mavijosje nën sy dhe fustanin e grisur.
Nga ana tjetër, thuhet se një moment, Cardi e ka gjuajtur me këpucë Nickin.
https://twitter.com/_Post_Malome/status/1038388053381992448
Për shkak të përleshjes fizike ndërmjet dy këngëtareve, është dashur intervenimi i sigurimit për të qetësuar gjithçka.
Jemi mësuar që të ketë përleshje ndërmjet reperëve meshkuj, por tash dhuna është bartur edhe te reperet femra. /Telegrafi/