Telegrafi

Përleshen me armë dy grupe në Gazi Babë, lëndohet një person

Pasditen e sotme në lagjen Gazi Babë në Shkup, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri.

Nga MPB thonë se nuk kanë informacione për këtë rast.

Ndërsa nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” konfirmojnë se është pranuar një person i plagosur, ndërsa është paraqitur nga ana e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka dalur në rrugën “Ordan Çopela”, e cila ndodhet në afërsi të parkut të Gazi Babës.