Telegrafi

Perla nga Nokia

Pajisja e quajtur Nokia Gem, ka të gjitha anët e mbaruara nga ekrani i ndjeshëm në prekje i cili ndryshon pamjen varësisht nga funksioni që është duke u përdorur në momentin e caktuar. Për shembull, nëse është duke u përdorur aplikacioni për navigacion, në një anë të telefonit do të shfaqet harta, e në tjetrën lokacioni momental. Gjithashtu, nga anash mund të shfaqen kontrollet e ndryshme në lidhje me aplikacionet specifike. Nokia gjithashtu ka një vizion sipas të cilit reklamat do të mund të shfaqen në pjesën e pasme të celularit në shkëmbim për tarifën më të ulët për shërbimet e telekomunikimit.

Edhe pse deri te përdorimi i kësaj teknologjie në pajisjet në treg sipas të gjitha gjasave do të kaloj edhe shumë kohë, në Nokia theksojnë se Gem është shenjë se kompania është ende e kushtuar ndaj zhvillimit të teknologjisë e cila do të ndryshoj mënyrën në të cilën përdorim telefonat celularë dhe pajisjet tjera. /Telegrafi/