Telegrafi

Perla e Martin Odeegard i jep tri pikët e radhës Arsenalit në udhëtim te Burnley

Arsenali ka marr fitore ndaj Burnleyt si mysafir me rezultat 1-0, në kuadër të javës së pestë në Ligën Premier.

Ndeshja nis më mirë për Arsenalin, që kishte më shumë nga loja, duke tentuat të arrijë te goli.

Por për të ardhur te shënimi u desh të pritej minuta e 30-të, kur norvegjezi Martin Odegaard me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit shënoi për 1-0.

Në pjesën e parë Arsenali ka mundur të shënojë golin e dytë, po Emile Smith Rove nuk ishte i saktë.

Burnley ishte më kërkues në fillimin e pjesës së dytë, duke rrezikuar, por Aaron Ramsdale ishte në vend, ndërsa Matej Vidra, nuk kishte sukses pra porte.

Në minutën e 70-të vendasit kërkuan penallti, po pas gjyqtari shikoi në VAR, vendosi që të mos akordojë një të tillë.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe Arsenali mori fitoren e dytë me radhë, duke u ngjitur në vendin e 12-të./Telegrafi/