Telegrafi

Përkushtimi i këtij babai ndaj vajzës bëhet hit në internet (Foto)

Pasi fotografia është postuar në rrjete sociale, ka ardhur reagimi i burrit i cili ka treguar rrëfimin për rastin, transmeton Telegrafi.

Vajza tij Phoebe Arnold e cila e pëlqen shumë filmin Batman, ka hezituar të vishet si heroi saj i preferuar në ditën kur të gjithë fëmijët e kopshtit është dashur të shkojnë me kostume.

Meqë trevjeçarja ka pasur frikë se tallet nga shoqet, që ka veshur një kostum meshkujsh, i ka dalë në ndihmë babai.

Danny është veshur si Superman, për të dërguar vajzën e tij në kopsht si shenjë mbështetje që ajo të mos ndihet keq.

Kjo gjë i ka pëlqyer shumë njerëzve, të cilët e kanë çmuar përkushtimin e tij, ndaj vajzës së vogël. /Telegrafi/