Arda Guler ka vendosur të bashkohet me stërvitjen e Real Madridit të hënën, më 10 korrik, raporton COPE.
Mesfushori dëshiron të fitojë besimin e Carlo Ancelottit dhe ta vendosë veten në një pozicion më të mirë për një vend në formacionin fillestar.
Madridi është kthyer në stërvitje, megjithatë, ashtu si lojtarët e tjerë që ishin përfshirë në ndeshjet ndërkombëtare në qershor, Guler duhej të raportohej në stërvitje më 20 korrik.
18-vjeçari iu bashkua Bardhezinjve në fillim të këtij muaji në një transferim prej 30 milionë eurosh nga Fenerbahce.
Ai bëri 35 paraqitje për klubin turk sezonin e kaluar, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë katër asistime.
Guler e di se do të ketë konkurrencë të madhe të futet në formacion, andaj edhe synon ta bind italianin se e meriton një vend si titullar. /Telegrafi/