Irani thotë se e ka kryer me sukses një test raketor balistik, përkundër vërjejtjeve të Uashingtonit.
Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka dhënë pamje të lansimit të raketës, Khorramshahr, që së pari ishte zbuluar në paradën ushtarake të profilit të lartë gjatë ditës së djeshme.
“Kjo është raketa e tretë iraniane me rreze të veprimit prej 2 mijë kilometrash”, u tha në raportin e sotëm të këtij transmetuesi.
Gjatë paradës ushtarake, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Teherani do ta vazhdoj programin e vet raketor dhe do t’i forcoj kapacitetet ushtarake iraniane, përkundër kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Irani ta ndal zhvillimin e “raketave të rrezikshme”.