Telegrafi

Përkundër triumfit ndaj Gravelines Dunkerque, KB Trepça eliminohet nga FIBA Europe Cup

Foto: KB Trepça/Facebook/ Arkiv

KB Trepça është përshëndetur nga garimi në FIBA Europe Cup.

Klubi mitrovicas nuk pati një seri pozitive në këtë kampanjë, duke përfunduar kështu rrugëtimin.

Trepça fitoi ndaj Gravelines Dunkerque me rezultat 76-68, por nuk mjaftoi të kalonin grupin.

‘Xehetarët’ u eliminuan, pasi kishin tri humbje në tri ndeshje, ndërsa francezët morën dy fitore e një humbje.

Lidere është ZZ Leiden me tri fitore e një humbje. /Telegrafi/