Site icon Telegrafi

Përkundër sëmundjes, Eric Clapton nuk heq dorë nga kitara

Rokeri i famshëm, Eric Clapton, e ka të dëmtuar sistemin nervor gjë që ia vështirëson luajtjen në kitarë.

Mirëpo, muzikanti me renome ka thënë për revistën Classic Rock se vazhdon të ketë dëshirë për të luajtur në instrumentin e tij të preferuar dhe këtë e bën përkundër sëmundjes.

“Kam pasur shumë probleme në vitin e kaluar. Filloi me dhimbje më të vogël në shpinë dhe u shndërrua në neuropati periferike”.

“E kam të vështirë të luaj në kitarë dhe më është dashur të pajtohem me faktin se gjendja nuk do të më përmirësohet”, ka deklaruar Clapton.

Ai ka treguar se mjekët i kanë thënë që të mos bëjë muzikë, porse për të kitara dhe muzika është vet jeta. /Telegrafi/

Exit mobile version