Site icon Telegrafi

Përkundër paralajmërimeve, Koreja e Veriut sërish hedh raketa balistike

Koreja e Veriut ka hedhur sërish një raketë balistike nga porti i saj lindor Sinpo, në detin e Japonisë.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se raketa fluturua rreth 60 km (40 milje).

Ky test është i fundit nga një seri testesh raketore për të cilat Koreja e Veriut thotë se janë miqësore, por perëndimi ka shprehur frikën se kjo mund të jetë pjesë e një programi për të zhvilluar armë bërthamore.

Gjithashtu testimi i raketës balistike nga ana e Koresë së Veriut vjen edhe në prag të  vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në ShBA ku do të takohet me presidentin Trump, shkruan BBC.

Të dy do të diskutojnë se të frenojnë programet bërthamore të Koresë së Veriut.

Koresë së Veriut i është ndaluar hedhja e ndonjë rakete apo teste bërthamore nga ana e OKB-së, ani pse veriu në mënyrë të përsëritur ka shkelur sanksione.

Exit mobile version