Edhe pse pas tre muajsh do të mbushë 50 vjet, trupi i Pamela Anderson është në formë shumë të mirë.
Aktorja hollivudiane është zhveshur dhe ka pozuar me të brendshme për Coco de Mer duke treguar se mund të pozojë si një modele të brendshmesh.
Biondja që u bë e njohur me rolin e saj në hit-serialin “Baywatch”, akoma nuk e ka humbur anën seksipile dhe këtë e ka dëshmuar me të brendshmet bardh e zi.
Pamela është bërë reklamuese ndërkombëtare e brendit Coco de Mer në muajin shkurt, ndërsa është angazhuar edhe në rolin e dizajneres.
Njëherësh, ka dëshmuar se nuk ka modele më të mirë se vet ajo për t’i reklamuar këto të brendshme dhe nuk ka dyshim se fansat pajtohen me këtë pohim. /Telegrafi/