Site icon Telegrafi

Përkundër kritikave për fushatën e fundit, Heidi Klum ka pozuar sërish bashkë me vajzën me të brendshme

(Foto: Twitter)

Heidi Klum së bashku me vajzën e saj, Leni, është fotografuar sërish me të brendshme për fushatën e markës Intimissimi pasi shumëkush i ka cilësuar si “shqetësuese” fotosesionet e mëparshme nënë e bijë.

49-vjeçarja dhe vajza e saj 18 vjeçare kanë veshur të brendshme të kuqe, teksa merrnin pjesë në një xhirim për fushatën e re të Intimissimi.

Modelja ka treguar figurën e saj të njohur teksa ka veshur të brendshme gjysmë të tejdukshme dantelle, ndërsa Leni ka veshur një set pizhame saten me dantellë.

Fushata e mëparshme u karakterizua kritikët si mjaft shqetësuese, ndërsa disa e akuzuan Heidin për shfrytëzim të vajzës së saj adoleshente.

Derisa disa e kritikuan modelen, të tjerë e mbrojtën atë me arsyetimin se një sërë femrash të famshme “ekspozuan” para publikut vajzat e tyre përmes sesioneve të këtilla. /Telegrafi/

Exit mobile version