Telegrafi

Përkundër humbjes nga Baseli, City kualifikohet në çerekfinale

(Foto: Getty Images)

Manchester City e ka konfirmuar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Baselin, edhe pse pësoi humbje prej 2-1 nga skuadra zvicerane.

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultat 4-0 në ndeshjen si mysafir, ndërsa pas sfidës kthyese në Etihad Stadium (1-2), kualifikohet me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.

Bernardo Silva e gjeti për mrekulli Gabriel Jesusin në zonë, i cili me lehtësi e futi topin në portën e zbrazët (8′).

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, mysafirët ia dolën ta barazonin rezultatin me golin e Mohamed Elyounoussi (17′), i cili u asistua nga Blas Migue. Me rezultat 1-1, skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Baseli shënoi edhe golin e epërsisë me anë të Michael Lang (71′), aistues ishte Elyounoussi.

Deri në mbyllje të takimit nuk pati gola të tjerë dhe ekipi mysafir doli fitues nga kjo ndeshje.

Sidoqoftë, falë triumfit në sfidën e parë, Manchester City siguroi pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/