Prishtina është mposhtur 1-0 në shtëpi nga Ballkani në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superliga.
Pas ndeshjes, trajneri Ismet Munishi ka thënë se ishte një paraqitje e mirë nga skuadra e tij, përkundër humbjes së pësuar.
“Ishte kryesisht një ndeshje e mirë, sidomos në pjesën e dytë ishte paraqitje e kënaqshme. Pranuam gol nga një pakujdesi”, ka thënë fillimisht trajneri i kryeqytetasëve pas ndeshjes për ArtSport.
“Luajtëm ndaj një rivali që është në formë më të mirë garuese, që ka nisur më herët përgatitjet. Jam i kënaqur me angazhimin”.
“I falënderoj Plisat, qytetarët e Prishtinës për përkrahjen”.
“Fusha ka qenë e rënduar, por ishte derbi i vërtetë, angazhimi maksimal. Kemi nevojë për më shumë ndeshje të tilla. Kishte luftë, angazhim, spektakël. Shpresoj t’i gëzojmë tifozët në ndeshjet tjera”, ka shtuar Munishi. /Telegrafi/