Site icon Telegrafi

Përkundër humbjes, gjashtë rekordet që Messi mund t’i thyejë në Kampionatin Botëror

Lionel Messi hapi llogarinë e tij në Kampionatin Botëror duke shënuar një penallti të hershme kundër Arabisë Saudite, derisa ai synon të thyejë rekorde të shumta të turneut edhe pse pësuan humbjes shokuese 2-1.

Ai është tashmë reprezentuesi argjentinas me më shumë paraqitje (166) dhe më shumë gola (92) se çdo lojtar tjetër në historinë e kombit. Ai gjithashtu ka bërë 52 asistime direkte për gola, më shumë se çdo lojtar tjetër për kombin e Amerikës së Jugut.

Superylli e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Amerikës vitin e kaluar dhe ndërsa fitimi i Kupës së Botës do të përfundonte numrin e trofeve të fituar së paku nga një herë dhe do të çimentonte statusin e tij si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, por ka shumë rekorde të tjera personale që ai mund të vendosë në ndeshjet e Katarit.

Messi nuk do të jetë në gjendje të thyejë rekordin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Cristiano Ronaldos prej 117 golave ​​ndërkombëtarë këtë turne dhe as të arrijë rekordin e paraqitjeve të të gjitha kohërave të legjendës së Kuvajtit, Bader Al-Mutaëa, por ka rekorde të tjera të ndryshme që ai do t’i synojë.

Nëse argjentinasi arrin në katërshen e fundit dhe Messi luan në çdo ndeshje, ai do të kalojë rekordin për më shumë ndeshje të luajtura ndonjëherë në Kampionatet Botërore. Ish-futbollisti gjerman Lothar Matthaus aktualisht mban atë rekord me 25, me Messin tani 20. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë pothuajse me siguri do të bëhet argjentinasi që do të luajë më shumë ndeshje në Kupën e Botës, me Diego Maradonan që aktualisht mban atë rekord me 21 ndeshje.

Messi tani ka luajtur në pesë Kampionate Botërore, por ai u bë lojtari i parë argjentinas që i bashkohet atij rekordi duke luajtur kundër Arabisë Saudite të martën (sot). Megjithatë, do të jetë më e ndërlikuar për Messin që të vendosë një rekord të ri të Kupës së Botës për një lojtar argjentinas me më shumë gola – goli i së martës ishte i shtati i tij në turne, por Gabriel Batistuta ende mban rekordin me dhjetë gola.

Do të duhej një formë mahnitëse që Messi të bëhej golashënuesi rekord i Kupës së Botës – 16 golat e ish-sulmuesit të Gjermanisë, Miroslav Klose do të nënkuptonin se argjentinasit do t’i duhej të arrinte shifra dyshifrore këtë sezon për ta barazuar atë. Megjithatë, ai ka barazuar rekordin e Pele, Uwe Seeler, Klose dhe Cristiano Ronaldo në katër finale të ndryshme të Kupës së Botës. /Telegrafi/

Exit mobile version