Telegrafi

Përkundër dështimeve, Mariah Carey do të vijë sërish si aktore

Mariah Carey është duke iu kthyer aktrimit dhe shumë shpejt pritet të vijë me tre filma të ri, në të cilat është edhe regjisore.

Këngëtarja e famshme ka nënshkruar kontratë me “Hallmark” për të realizuar tre filma, në të cilat edhe kolonat zanore do të jenë këngët e saj.

Filmi i parë pritet të lidhet me programin e televizionit për Ditën e të Dashuruarve.

“Jemi të privilegjuar që do të vazhdojmë bashkëpunimin me të shumë talentuarën Mariah Careyn”.

“Është e veçantë të punojmë me një talent që prodhon, drejton, është ylli dhe merret me muzikën e një projekti dhe e dimë se ajo do të punojë shumë për shikuesit tanë”, thuhet në njoftimin e “Hallmarkut”.