Site icon Telegrafi

Përkundër cilësive fantastike në futboll – përgënjeshtrohet lajmi se Khabib ka nënshkruar me skuadrën ruse

Menaxheri i Khabib Nurmagomedov ka mohuar raportimet që legjenda e UFC ka nënshkruar për ekipin rus të nivelit të tretë FC Legion Dynamo.

Heroi Dagestanez është një tifoz i zjarrtë i futbollit, që mbështet Real Madridin dhe shpesh ndan njohuritë e tij për këtë sport.

Pasi u pensionua nga UFC, Khabib zbuloi se do të ishte i hapur për të luajtur futboll si profesionist.

Dhe sipas RT, ëndrra e tij ishte afër realizimit pasi nënshkroi një marrëveshje me Legion Dynamo, të cilat u themeluan vetëm në vitin 2015.

Por, menaxheri i tij Ali Abdelaziz ka hedhur poshtë pretendimet, të cilat ai i quajti “lajme të rreme”.

https://twitter.com/ionyx01/status/1348538205281415168?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1348538205281415168%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.periskopi.com%2Fkhabib-nurmagomedov-nenshkruan-me-skuadren-ruse-te-futbollit-pamjet-tregojne-aftesi-te-mira%2F

Khabib është një mik i mirë i Cristiano Ronaldos, dhe dikur tha se preferon të shikojë futboll sesa MMA.

Ish-kampioni i peshave të lehta UFC në janar tregoi aftësitë e tij në një ndeshje në Dubai kundër legjendës së Milanit, Clarence Seedorf.

Khabib atë muaj postoi një video që shfaqet në Instagram dhe mbishkruan: “Përgatitja për debutimin tim në futboll. Unë jam agjent i lirë dhe i gatshëm të pranoj oferta”.

Ai pastaj mori një ofertë ambicioze nga skuadra ruse e futbollit të nivelit të tretë FC Kamaz, të cilët ishin të gatshëm të merrnin në prova yllin MMA. /Telegrafi/

Exit mobile version