Autoritetet shëndetësore në Francë raportuan të hënën më shumë se 52 mijë raste të reje me coronavirus, kundrejt të dielën ku u regjistruan 46 mijë sosh.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi të premten hyri në një bllokim të ri për të parandaluar rritjen e rasteve nga virusi vdekjeprurës.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në Francë u rrit në 1.4 milion.
Përveç Francës, edhe shumë vende të tjera evropiane po ballafaqohen rëndë me valën e dytë të pandemisë.
Me këtë rast shumë prej tyre si Britania e Madhe, Belgjika, Spanja, Italia filluan zbatimin e masave të reja parandaluese.
Rritjet e rasteve ditore vlerësohen të jenë dukshëm më të larta se sa në valën e parë.
Shtetet evropiane edhe gjatë situatës pandemike në mars, ishin mobilizuar për implementimin e rregullave preventive. /Telegrafi/