Site icon Telegrafi

Përkundër aludimeve, Irina Shayk dhe Lewis Hamilton janë vetëm miq

Foto: Getty Images

Një trekëndësh dashurie mes Lewis Hamilton, Tom Brady dhe Irina Shayk do të ishte i përshtatshëm për supermodelen duke qenë se Hamilton dhe Brady ndajnë të njëjtën ndërtesë apartamentesh në lagjen Tribeca të New Yorkut.

Megjithatë, një burim i afërt me Shayk ka shuar thashethemet se ajo është në lidhje me pilotin e Formula 1.

“Hamilton dhe Shayk janë miq prej vitesh! Asgjë nuk po ndodh”, tha burimi.

Foto: Getty Images

Shayk, 38 vjeçe, dhe Lewis, 39 vjeç, ndezën thashethemet për romancë pasi u fotografuan së bashku në Paris katër ditë pasi ajo kaloi kohë me Brady në New York.

Por burimi i afërt me Shayk qeshi me lidhjen dhe i përshkroi ata si “miq shumë të mirë”.

Lexo po ashtu Irina Shayk shoqërohet me Lewis Hamilton në Paris, më pak se një javë pas takimit me Tom Brady

“Ajo e ka mbështetur gjithmonë atë, dhe ai e ka mbështetur gjithmonë atë. Ata janë miq për të paktën 13 vjet. Nuk ka asgjë që po ndodh mes Irinas dhe Lewis-it”.

Foto: Getty Images

Lewis e ka përshkruar Brady, 46 vjeç, si një nga frymëzimet e tij për të vazhduar garën deri në të 40-at.

Dhe, atletët yje madje jetojnë në të njëjtën ndërtesë apartamentesh në New York.

Foto: Getty Images

Pavarësisht se është i lidhur me Shayk, është thënë se Brady ‘po argëtohet’ që nga divorci i tij nga supermodelja Giselle Bundchen. /Telegrafi/

Exit mobile version