Ky është momenti kur një burrë qëllon aksidentalisht veten në këmbë, derisa po përkulej për të marrë diçka.
Videoja njëminutëshe shfaq një burrë nga SHBA-të, i cili mbush revolen Glock dhe më pas e fut në brez, transmeton Telegrafi.
Dhe në momentin që përkulet për të marrë diçka në tokë që i kishte rënë, revolja befasisht shkrep dhe dëgjohet një e shtënë.
Ai menjëherë fillon të bërtas nga dhimbjet e mëdha, pasi plumbi e kishte qëlluar në këmbë.
“Oh zot, telefononi 911”, dëgjohet burri duke bërtitur.
Ky burrë i pafat për t’i shpëtuar më të keqes, zhvesh pantallonat për ta nxjerrë karikatorin me plumba që i kishte ngecur brenda, duke u frikësuar se revolja mund të shkrep sërish.
Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është stabile, kurse videoja është bërë virale për faktin se është shikuar nga më shumë se 98 mijë persona. /Telegrafi/