Në maj të vitit 1999, forcat paramilitare serbe masakrojnë pesë meshkuj të familjes Kastrati: Sokol (Cele) Kastrati, Xhafer (Cele) Kastrati, Valdet (Sokol) Kastrati, Adrian (Xhafer) Kastrati, Alban (Xhafer) Kastrati, si dhe fqinjin e tyre (Emrush) Muratagiqi, që sakrifikoi veten në tentimin për t’i shpëtuar ata.
Familja Kastrati shënoi përvjetorin e 17-të të vrasjes së pesë anëtarëve të familjes, duke bërë homazhe në varrezat e qytetit të Pejës.
Sot, trashëgimtari i familjes, luftëtari Valon Kastrati, udhëheq kompaninë e suksesshme Kastrati Group, ku punëson mbi 200 punëtorë.