Në bulevardin ”Maqedonia” në Shkup do të mbahet sonte manifestimi i nëntë me radhë ”Bëhu edhe ti pjesë e yllit qiellor të Toshes”, që organizohet nga fan-klubi i Toshe Proeskit, pëcjell Telegrafi Maqedoni.
Manifestimi do të fillojë në ora 20 dhe mbahet që nga viti 2008, në nder të përkujtimit të koncertit të fundit të legjensës së muzikës maqedonase, Toshe Proeski (1981-2007). Që atëherë, në këtë ditë dhe orë mbahet një manifestim i këtillë.
Proeski e mbajti koncertin e fundit më 5 tetor të vitit 2007, në stadiumin e qytetit në Shkup, një aktivitet humanitar në bashkëpunim me USAID, ku e promovoi albumin e fundit ”Lojra pa kufi”, ndëerkaq më 16 tetor të vititi 2007, Toshe vdiq në aksident komunikacioni në Kroaci, në moshën 26 vjeçare./Telegrafi/