Me rastin e 20-vjetorit të rënies së profesor Selim Berisha, sot do të mbahet një akademi përkujtimore.
Kjo akademi do të organizohet nga Dega e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë, dhe do të mbahet në kinemanë “ABC”, duke filluar nga ora 13:00.
“Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e dëshmorit, i cili ra heroikisht në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka njoftuar Dega e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë.