Site icon Telegrafi

Përkujtohet në 20-vjetorin e rënies heroi Abdullah Tahiri

Është përkujtuar të enjten në Prishtinë heroi i kombit Abdullah Tahiri në nderim të 20-vjetorit të rënies. U vlerësua lart kontributi i tij për Kosovën, i cili kishte nisur aktivizimin e tij për çështjen kombëtare qysh kur ishte student dhe më pas angazhimi i tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. U tha se Tahiri përveç që shquhej për guximin, ai kishte edhe karakter unifikues.

I pranishëm në këtë akademi ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti tha se Gjilani historikisht i ka dhënë Kosovës figura të rëndësishme patriotike e nacionaliste.

“Burgosja, dënimi dhe ekzekutimi i bashkëluftëtarit tonë Abdullah Tahiri, nuk ishte i rastësishëm. Reformimi patriotik të Abdullah Tahirit dhe gjeneratës së tij, kishte ndikuar edhe kujtesa historike e bazuar në përjetimet e familjarëve të tyre. Në përfundim të luftës së dytë botërore, Gjilani me rrethinë si e gjithë Kosova ishte goditur rëndë në periudhën e çlirimit ushtarak që dolën haptas kundër regjimit komunist jugosllav. Kundër regjimit jugosllav si ndërgjegje e zgjuar kombëtare Gjilani me rrethinë dha figura të rëndësishme patriotike dhe nacionaliste. Ishte Mulla Idriz Gjilani, Kadri Halimi., Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha në periudha të ndryshme historike që në jetën e sakrificën e tyre e mbajtën të gjallë idealin e çlirimit të Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti tha Abdullah Tahiri ishte refuzues i politikës komuniste së Beogradit në Kosovë. Thaçi tha se Abdullah Tahiri si student ishte kryengritës ku u aktivizua në organizmin e demonstrative të vitit 1981. Thaçi tha se Tahiri ishte komandant në ardhje i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Abdullah Tahiri kishte përvetësuar këtë frymë politike dhe këtë orientim të drejt kombëtar që në moshë të re. Ai si student ishte aktiv në organizmin e demonstratave 1981. Viti 1981 është një nyje e rëndësishme e historisë sonë kombëtare. Rritja cilësore dhe sasiore elementit kundërshtues të Jugosllavisë bëri që të shpërthejnë demonstratat që i dhanë goditje themeleve të politikës së Beogradit në Kosovë..-17’ Abdullah Tahiri ishte figurë tipike dhe rezultat i emancipimit politik dhe kombëtar të atyre gjeneratave që nuk pajtoheshin assesi me politikën e Beogradit dhe të Lidhjes Komuniste të Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti duke folur për të kaluarën e Kosovës dhe rrugëtimin e vështirë për arritur ku është sot, foli edhe për sfidat me të cilët po ballafaqohet sot vendi. Thotë se pavarësisht vështirësive, Kosovën nuk do të mund ta ndalë askush në rrugën euroatlantike.

“Kosova po ecën sigurt drejt rrumbullakimit të të gjitha segmenteve të shtetësisë. Dje kishim UÇK-në., sot Kosova ka ushtrinë e saj. Kanë mbetur ende disa sfida drejt integrimeve euroatlantike, pavarësisht vështirësive orientimi ynë euroatlantik është e vetmja alternativë. . Anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB. Në këtë rrugë Kosovën nuk do të mund ta ndalë askush”, tha presidenti.

Ishte komandant në ardhje i UÇK-së, ishte emër frymëzues për shumë luftëtarë të lirisë së Kosovës.

Thaçi e ka dekoruar Abdullah Tahirin me urdhrin ‘hero I Kosovës’ dy vjet më parë, për çka edhe ia ofroi dekoratën familjarëve të Tahirit.

Ne emër të familjes, foli djali i Abdullahut ,Iliri. Ai tha se edhepse në Kosovë nuk është arritur progresi që do ta dëshironin dëshmorët dhe heronjtë e vendit, populli i Kosovës me optimizmin e tij, ka arritur që të tejkalojë sfidat e shumta përgjatë historisë.

Ai madje u shpreh optimist se Kosova do të arrijë aty ku të gjithë kanë ëndërruar.

“Kosova nuk mund të ketë ecur me shpejtësinë e duhur dhe ritmin e dëshiruar po kam bindjen dhe shpresën e plotë se vendi ynë do të jetë ashtu siç dëshmorët dhe bashkëluftëtarët e tyre e deshën. Mund të ketë shumë njerëz të frustruar nga fakti që përditshmëritë e tyre për Kosovën ende nuk janë realizuar por brez pas brezi dekadë pas dekade Kosova ka dëshmuar se është më e madhe se vështirësitë e saj.. . -17:28 përmes shpirtit optimist populli i Kosovës ka arritur që të shoh përtej reve të zeza të pesimizmit. Tejkalimi i sfidave të shumta përgjatë historisë ka kalitur një mendësi fituese në mesin tonë dhe kjo është një garancë që ne do të bëhemi një vend I fortë ku do të kemi progres dhe zhvillim të madh”, tha ai.

Ndërsa, deputeti i AAK-së Ahmet Isufi duke folur për të veprën e heroit Abdullah Tahiri, tha se atdhedashuria e tij ka gjenezë të hershme, meqë gjeneratat e mëhershme të kësaj familje ishin veprimtarë të çështjes kombëtare. Ai e ka çmuar lart guximin e Tahirit i cili publikisht në atë periudhë bënte thirrje për t’iu bashkuar UÇK-së.

“Në vitin 1981 më 11 mars është i pari që përplasë tabakanë e ushqimit për të treguar zë këtu po fillon një fazë e re e lëvizjes kombëtare për çlirimin e vendit tonë…-11:52 Më mirë se Abdullahu kurrkush nuk ka mundur ta dijë se si duhet atdheu sepse të tjerët kur e pëshpëritnin Republikën e Kosovës, ai e zyrtarizoi me emrin e Republikës vajzës së tij, në ato kushte publikisht…më së miri këtë e tregon gjithë veprimtaria e tij e pandërprerë deri në luftën e UCK –së ku është I pari që në Zonën Operative të Karadakut fillon organizmin dumke shkuar në Drenicë, Dukagjin , duke dalë Preshevë, Bujanoc e të mos flas për rrethinën ku vepronte për të bërë mobilizimin e te rinjve dhe të rejave që tu bashkohen UÇK-së. Këtë e bën më së miri e bën në një moment të bashkimit të subjekteve politike të Gjilanit, kur del publikisht për tu bashkuar të gjithë rreth UÇK-së. Abdullahu e kishte këtë guxim”, tha Isufi.

Heroi Avdullah Tahiri ishte njëri prej organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981.Tahiri ishte burgosur së bashku me Ahmet Demirin, si themelues të UÇK-së në Zonën e Karadakut dhe të dënuar më 4 vite burgim dhe disa të tjerë, Tahiri ishte komandantit themelues i Zonës Operative të Karadakut, UÇK-së. /KosovaPress/

Exit mobile version