Telegrafi

Përkujtohet masakra e Poklekut

Nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së Poklekut, akademi e cila nisi me një minutë heshtjeje për të gjithë të rënët.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se Drenica ishte cak i gjenocid për disa herë me radhë dhe se drejtësia nuk guxon të harrojë t’i gjykojë ata që kryen këtë gjenocid ndaj popullit të Kosovës.

Skender Muqolli, në emër të familjeve të dëshmorëve, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të mbledhin faktet dhe në momentin kur të themelohet ndonjë gjykatë që i gjykon krimet serbe në Kosovë, të ketë fakte për të dënuar ata që kanë kryer gjenocid.

Ai tha se në Poklek është kryer gjenocid pasi që janë vrarë civilë të paarmatosur andaj po kërkojnë drejtësi.

Ndërsa, Hysni Gucati nga OVL-UÇK, tha se 17 prilli për popullin kosovar tregon sakrificën për liri. /Telegrafi/