Telegrafi

Përkujtohet ish – luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni në pesëvjetorin e vdekjes

Në përvjetorin e pestë të ndarjes nga jeta të ish – luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, vëllai i tij dhe humanisti Adnan Hyseni i ka bërë një dedikim.

“Sot 5 vjet ma këpute krahun por më le shumë krenari vëlla e bashkëluftëtar, kjo bot qe le është me shumë sfida e padrejtësi e atje ku je ti është qetësi. Na bashkoftë Zoti ne përjetësi siç ishim gjithmonë te pandarë në këtë botë të përkohshme”, ka shkruar Adnan Hyseni.

Avni Hyseni, përveç luftës në Kosovë, ishte prej luftëtarëve të orëve të para në luftën e shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovën Lindore.

Trupi i Avniut prehet në kompleksin memorial në Gllogjan./Telegrafi/