Telegrafi

Përkujtohet ”Dita e Rinisë”, si në kohë të Jugosllavisë

Stafeta e rinisë dhe flamuri trengjyrësh i Jugosllavisë me yllin pesrrembësh, për të gjashtën herë, sot defiluan nëpër rrugët e qytetit të Koçanit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë defile e organizuanë anëtarët e shoqatës ”Josip Broz – Tito”, për nder të ”25 Maj – Dita e rinisë, aktivitet që në të kaluarën mbahej për të festuar ditëlindjen e marshall Titos.

Për herë të parë, ky aktivitet u përcoll edhe nga gazetarë të huaj, ndërkaq një TV japonez do të bëjë një reportazhë të posaçme.

Nëpër rrugët e Koçanit u dëgjua edhe himni jugosllav, kurse më të rinjtë që e mbajtën stafetën, zotohen se do ta vazhdojnë këtë traditë shënimit të Ditës së Rinisë në ish-Jugosllavi./Telegrafi/