Në përkujtim të 4 viktimave të 21 Janarit, Aleanca Kuq e Zi, paraditen e sotme, ka organizuar një protestë përballë Kryeministrisë, e cila degjeneroi në një përplasje fizike me forcat e policisë.
Pas fjalimit të kreut të AK-së, Kreshnik Spahiu, protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të kryeministrisë, aty ku ndodhej edhe një kordon me policë.
Pikërisht veprimet e protestuesve nxitën edhe shtimin e forcave të policisë, të cilët po përpiqen të normalizojnë situatën.
Sipas AK-së, 4 nga protestuesit e sotëm janë shoqëruar nga policia në komisariat.
Ata janë shtetasit Erald Sefa, Shefki Sefa, Besmir Kaja dhe Besjon Zeka.