Ambasada gjermane dhe ajo franceze në Kosovë sot do t’i përkujtojnë viktimat dhe përfundimin e Luftës së Parë Botërore.
Kjo ditë kujtohet me rastin e nënshkrimit të armëpushimit në Compiegne, më 11 nëntor 1918, që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.
Me rastin e përvjetorit të 99-të të armëpushimit, ngjarja përkujtimore mbahet në varrezat ortodokse në afërsi të Shtabin qendror të KFOR-it, te kampi “Film City” në Prishtinë.
Përkujtimi i përbashkët është shprehje e miqësisë gjermano-franceze dhe një simbol për mundësinë e pajtimit në Ballkan./Telegrafi/