Sot mbahet manifestimi përkujtimor në 18 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve në Lagjen e Re dhe Rakoc në Kaçanik.
Ky manifestim përkujtimor është organizuar nga Këshilli Organizues i Organizatës së Veteranëve të Luftës, në koordinim me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi.
Sipas njoftimit manifestimi në Lagjen e Re, fillon në ora 11:00, ndërsa, në Rakoc në ora 13:00.