Gramoz Pashko, djali i tij Rubeni si dhe pilotët Vangjel Çondi, Demush Hebaj, Qemal Kondi si dhe mjeku Sandër Baloi humbën jetën në aksidentin e 5 viteve më parë.
Komandati i Gardës, Ndrea Prendi, si dhe zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka, vendosën tufa me lule tek Dëshmorët e Atdheut. Të afërm të pilotëve dhe të mjekut, Sandër Baloi, ishin të pranishëm në këtë ceremoni.
Ceremonia vazhdoi në Durrës dhe familjarët dhe efektiva të Gardës hodhën lule në det.
Tre pilotët, kuadro të Gardës së Republikës, Kolonel Vangjel Çondi, N/Kolonel Demush Hebaj dhe N/Kolonel Qemal Kondi, humbën jetën në krye të detyrës në 16 korrik të vitit 2006, në misionin për "Shpëtimin e Jetës", në fluturim me helikopter në detin Adriatik, ku fluturonin në drejtim të Barit në Itali dhe ku do të çonin për kurim profesor Gramoz Pashkon./Telegrafi/