Telegrafi

Përkujtohen dëshmorët e lagjës Gashani të fshatit Tërstenik (Video)

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të lagjes Gashani të fshatit Tërstenik është mbajtur ceremoni përkujtimore nën patronatin e Kuvendit Komunal të Drenasit dhe kryesisë së bashkësisë lokale të fshatit Tërstenik.

Katër dëshmorët Nasuf Gashani, Tahir Gashani, Naim Tiku dhe Besim Tiku ranë heroikisht duke luftuar kundër armikut.

Kurse martirët Zekë Gashani, Zelfije Gashani, Brahim Gashani, Rizah Tiku, Sadri Gashani, Hajrullah Gashani, Mihane Gashani, Faton Gashani, dhe Fatmir Gashani u vranë nga armiku.

Kjo ditë është përcjellur me aktivitete të shumta , duke filluar nga homazhet e dëshmorëve në Morinë, si dhe aktivitete tjera artistike.

Ngjarja ka përfunduar me vënien e kurorave në varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve.

Në lidhje me këta dëshmorë është bërë edhe promovimi i dy këngëve. /Telegrafi/