Sot në Lagjen e Trimave në Prizren do të përkujtohet 20 vjetori i masakrës të forcave ushtarako policore të Serbisë, në të cilën janë masakruar 27 qytetarë.
Ky aktivitet përkujtues do të fillojë në ora 11:00 në varrezat e martirëve.
Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, i ka ftuar të gjithë ish luftëtarët, familjet e dëshmorëve e të martirëve që të marrin pjesë nesër në këtë tubim përkujtimor.
“Më 26.05.1999 ndodhi njëra nga masakrat e regjimit gjenocidal të Serbisë në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan në mënyrën më barbare 27 qytetarë të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptar! Në pamundësi për tu përballur me forcat e UÇK-së dhe sulmet e NATO-së, aparati shtetëror i Serbisë vrau dhe masakroj qytetarët e lagjes si dhe i vuri zjarrin afër 280 shtëpive, për të realizuar planin e tyre të “tokës së djegur”… Ju ftoj nesër (e diel) në ora 11:00, në varrezat e Martirëve të Tusuzit ta nderojm gjakun e atyre që u flijuan për lirin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Berishës. /Telegrafi/