Site icon Telegrafi

​Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Ambasada Britanike në Prishtinë organizon ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, ku do kujtohen të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë (KFOR).

Sipas njoftimit të ambasadës, pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar, do të përkujtojmë 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike.

Ngjarja zhvillohet tek sheshi “Edit Durham”, në qendër të Prishtinës, duke filluar nga ora 10:30./kp/

Exit mobile version