Hillary Clinton braktisi me shpejtësi ceremoninë përkujtimore të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Nju Jork, e mesa duket për probleme shëndetësore. Në një video të publikuar pak orë më pas shfaq momentin kur ajo humbet ndjenjat.
Sipas mediave ndërkombëtare, kandidatja demokrate për presidente në zgjedhjet e muajit nëntor, humbi ndjenjat gjatë ceremonisë.
Dëshmitarë, të cituar nga DailyMail dhe disa gazeta amerikane thanë se Hillaryt i ra të fikët në momentin kur po shoqërohej për në makinën e saj, përcjell TCH.
Gjithçka raportohet se ka ndodhur në momentin që kandidatja demokrate për presidente ndodhej së bashku me rivalin e saj republikan, Donald Trump dhe politikanë të tjerë të lartë amerikanë në ceremoninë përkujtimore të 11 Shtatorit 2011.
Në lidhje me raportimet e mësipërme, zëdhënësi i Clinton ka deklaruar se gjithçka ka ardhur si pasojë e mbingarkesës dhe tashmë kandidatja për Presidente është mirë.
Por një video e momentit kur ajo mbahet në krahë nga stafi teksa e fusin në makinë tregon se gjendja e saj është akoma edhe më e rëndë, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dhNZnVyOMK0