Site icon Telegrafi

Përkujdesje për drunjtë 500 vjeçarë të Morodvisit në komunën e Zërnovcit

Komuna Zërnovci, në bashkëpunim me shoqatën qytetare ”Lëvizja për zhvillim të qëndrueshëm” nga Koçani, kanë përfunduar me projektin për mbrojtjen e drunjve në fshatin Morodvis, të moshës 500 vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti është realizuar me ndihmë financiare të Konfederatës zvicerane, përmes Programit për mbrojtje të natyrës në Maqedoni, për të cilin projekt, janë siguruar 650 mijë denarë.

Në kuadër të këtij projekti, janë përgatitur afishe informative për rëndësinë e këtyre drunjve, ndërkaq janë vendosur edhe tabela informative, me përshkrim të detajizuar të karakteristikave të drunjve.

Mbetet të realizohet faza e dytë e projektit, që është konzervimi i të njëjtëve, që duhet të kryhet nën mbikëqyrje profesionale të ekipeve të Entit për mbrojtje të gjërave të rralla natyrore./Telegrafi/

Exit mobile version