Site icon Telegrafi

Përkujdesje kundër skuqjeve

Ndryshimi i temperaturës, alkooli dhe ushqimi pikant, të gjitha këto mund të provokojnë skuqjen, nëse vuani nga erupsioni.

Te njerëzit me lëkurë të bardhë dhe të butë, te vendi i skuqjes shfaqen puçrra të kuqe, duken enë të kuqe gjaku dhe sëmundja përhapet dalëngadalë. Në rastet kronike, hunda bëhet e kuqe në mavi dhe me xhunga. Ky është stadi i fundit i akne rosacea; zakonisht pacienti nis të duket si alkoolist.

Ndodh që rosacea të prekë edhe sytë, të cilët skuqen dhe buhaviten. Në raste të tilla, duhet t’i drejtohemi okulistit, transmeton Telegrafi. Nuk dihet se nga vijnë prekat bojërozë dhe në ka kurim për këtë sëmundje, por në shumicën e rasteve, prekat aty shfaqen, aty zhduken dhe më në fund nuk dalin më.

Këshilla

* Nuk doni të skuqeni gjatë një takimi të rëndësishëm? Atëherë mos pini alkool dhe mos porositni ushqime pikante.

* Në doni t’i lini dikujt përshtypje të mirë, mos lini takim pas saunës apo vrapimit në park; nga ndërrimi i temperaturës, skuqja bie më shumë në sy.

* Kur nisni të përdorni një kozmetikë të re, bëni një test me pjesë të përzgjedhura të lëkurës. Alergjia e nxjerr më shumë në pah skuqjen.

* Pini më shumë vitaminë E, e cila ka veti anti-pezmatuese.

* Një losionet me vitaminë C ju ndihmon të zvogëloni skuqjen, por më parë bëni një test në vend të përzgjedhur të lëkurës; faqet mund të nisin të digjen prush.

* Mos e bëni procedurën IPL, nëse jeni nxirë në diell ose lëkura juaj është skuqur. Aparati, i cili duhet të keët ftohje, përcakton skuqjen nga ngjyra: po qe e gjithë fytyra e skuqur, ai do të nxehë të gjithë fytyrën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version